Tre fëmijë të vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur nga një kamion në ShBA

Tre fëmijë të vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur nga një kamion në ShBA

Një aksident i tmerrshëm në SHBA u ka marrë jetën tre fëmijëve dhe ka plagosur gjashtë të tjerë.

Një kamion u përplas me një karrocë mëngjesin e së dielës në shtetin e Michigan, raporton BBC.

Zyrtarë të policisë së Michigan raportuan se kamioni po udhëtonte në qytezën e Sheridan, kur përplasi karrocën e cila mbante nëntë fëmijë.

Tre fëmijët e vrarë ishin një vajzë 7-vjeçare, një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar. Të gjashtë banorët e tjerë të lënduar u transportuan në spitalet e zonës në gjendje kritike për jetën.

Shoferi i kamionëve nuk u plagos, dhe dëshmitarët thonë se ai kishte dhënë ndihmën e parë për të plagosurit pas rrëzimit.

Pritet të dalin detaje të tjera për zbardhjen e plotë të aksidentit të frikshëm që i mori jetën 3 fëmijëve.