
Të hënën janë bërë testimet, ndërkaq të martën, tre futbollistë të ekipit francez Paris Saint Germain dolën pozitiv në virusin Corona.
Veç tyre, edhe një person tjetër i stafit është infektuar me këtë virus.
Një zyrtar i klubit për Goal.com ka thënë se ata janë izoluar dhe to ta fillojnë programin e trajnimit, kurse vë në dijeni se personat kishin simptoma edhe më herët, por nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Nuk janë bërë të ditur emrat e të prekurve nga COVID-19.
Kampionët e Ligue 1 kanë planifikuar të rikthehen në stërvitje këtë javë para ndeshjeve të Champions League.
PSG ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare, pasi nga dy ndeshje mposhti Borussia Dortmund 3:2.
Insajderi.com