Një tornado ka goditur disa fshatra në Republikën Çeke jug-lindore, duke lënë të vdekur tre persona dhe duke lënduar mbi 60 të tjerë, transmeton Insajderi.
Kjo stuhi e rallë e së enjtes ka shkatërruar një pjesë të kësaj zone, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Tornadoja për të cilën u raportua në vendet afër Hodonit, përreth kufijve të Sllovakisë dhe Austriake.
Ndodhia e djeshme në Çeki është nga tornadot më të forta në historinë modern të Evropës Qendrore, raporton ‘Reuters’.
“Është ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravia Jugore, Jan Grolich pasi vizitoi zonën.
Michaela Bothova – zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit të Moravisë Jugore, tha se 63 persona ishin dërguar në spital nga shërbimet mjekësore, dhjetë prej të cilëve kishin dëmtime të rënda. Tre më vonë vdiqën.
Në pamjet e publikuara u panë çati të shkatërruara, pemë të shkulura, dritare të thyera e vetura të përmbysura. /Insajderi.com