Tre skuadra të njohura pas Coutinhos

Tre skuadra të njohura pas Coutinhos

Sipas të gjitha gjasave, Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.

“Sport” raporton se ylli brazilian do të takohet me krerët e klubit katalanas për të diskutuar largimin e tij nga “Camp Nou”.

Interesim për lojtarin duket se kanë shprehur, Leicester City, Inter dhe Milan.

Leicester është një nga pretendentët kryesorë për të nënshkruar me lojtarin, teksa në “luftë” për shërbimet e tij janë Inter dhe AC Milan.

29 vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018, ku u transferua nga Liverpool.

Gjatë kësaj periudhe me skuadrën spanjolle ai ka shënuar 15 gola në 64 paraqitje për ta./Insajderi.com