Azerbajxhani pretendon se Armenia shënjestroi njerëzit që vizitonin një varrezë në Tartar, ndërsa luftimet mbi rajonin e shkëputur të Nagorno – Karabakhut vazhdojnë, transmeton Insajderi.
Të paktën tre njerëz janë vrarë ndërsa vizitonin një varrezë në Tartar, në Azerbajxhanin perëndimor, sipas Hikmet Hajiyev ndihmës i politikës së jashtme të presidentit azer, raporton Al Jazzera.
Hikmet Hajiyev, duke shkruar në Twitter, tha se të paktën pesë vetë u plagosën gjithashtu në sulmin të enjten, të cilin ai e fajësoi për Armeninë.
“A ka ndonjë kuptim apo domosdoshmëri varrezat e qytetit?”, shkroi Hajiyev. “Qëllimi i Armenisë është vetëm të shkaktojë viktima në mesin e civilëve”, shtoi më tutje ndihmësi i politikës së jashtme azere.
Dhuna vjen disa ditë pasi rivalët ranë dakord për një armëpushim humanitar pas bisedimeve maratonike në Moskë. Sidoqoftë, ky armëpushim u prish disa minuta pasi duhej të hynte në fuqi, të shtunën.
Më herët gjatë të enjtes, Zohrab Mnatsakanyan, ministri i Jashtëm i Armenisë, akuzoi Azerbajxhanin për bombardime të reja, pa dhënë detaje të mëtejshme. /Insajderi.com