Tre persona, përfshirë shoferin, kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Aberdeenshire, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Treni i pasagjerëve doli nga shinat pranë Stonehaven në Aberdeenshire pasi stuhitë shkaktuan mjaft probleme në Skoci.
Shërbimet e urgjencës, me rreth 30 automjete, përfshirë ndihmën e ambulancës ajrore shkuan shumë shpejt në vendngjarje.
Ministri i parë Nicola Sturgeon e përshkroi atë si një “incident jashtëzakonisht të rëndë” dhe tha se kishte raporte të hershme për “lëndime serioze”.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje dhe pengesa në udhëtim nëpër shumë pjesë të Skocisë qendrore dhe lindore. /Insajderi.com