Tre të vrarë nga sulmi terrorist në Francë

Tre të vrarë nga sulmi terrorist në Francë

Policia e Francës ka dhënë detaje të reja për sulmin me thikë në Nice të Francës.

Tre persona janë vrarë, ndërsa një 70 vjeçares i është prerë koka, transmeton Quest France, njofton Insajderi.

Personi që kreu krimin është arrestua. Ndërsa është hapur hetimi anti-terrorizëm.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin aktualisht po kryeson një takim krize në Place Beauvau. Seanca u pezullua në Asamblenë Kombëtare. Emmanuel Macron do të vizitojë vendin e sulmit në fund të mëngjesit.

Ky sulm vjen pas sulmit me thikë kur iu pre koka një mësuesi në Francë javën e kaluar. /Insajderi.com