Tre ushtarë rus vrahen në bazën afër Voronezh

Tre ushtarë rus vrahen në bazën afër Voronezh

Një ushtar rus është në arrati pasi ai goditi për vdekje një oficer me një sëpatë, pastaj qëlloi dhe vrau dy ushtarë të tjerë në një bazë pranë qytetit jugor të Voronezh, thonë hetuesit.

Ushtria po kërkon për të arratisurin i quajtur si Privat Anton Makarov, në bazën ajrore të Baltimor, thotë Komiteti Hetimor (SK).

Ushtari thuhet se kapi pistoletën e oficerit, të cilin ai e përdori për të vrarë dy të tjerët, në sulmin të hënën.

Një ushtar i katërt u qëllua dhe u plagos.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti raporton se qindra ushtarë të forcave speciale Omon dhe Sobr janë duke kërkuar për të arratisurin. Voronezh është rreth 465 km (290 milje) në jug të Moskës.

Nuk është e qartë pse ushtari sulmoi oficerin dhe hapi zjarr./Insajderi.com

Mirror