Tre vëllezërit e vegjël shpëtohen për mrekulli nga rrënojat e tërmetit

Tre vëllezërit e vegjël shpëtohen për mrekulli nga rrënojat e tërmetit

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin tre vëllezër, të cilët ishin bllokuar nën rrënoja pas një tërmeti vdekjeprurës në ishullin italian të pushimeve Ischia.

Shërbimi i zjarrfikësve konfirmoi se ata kishin shpëtuar 11-vjeçarin në orën 14:12 të martën.

Vëllai më i ri, një fëmijë shtatë muajsh, u shpëtua rreth orës 4:00, disa orë pas goditjes së magnitudës 4.0. Vëllai i tij tetëvjeçar u nxor rreth mëngjesit.

Të paktën dy gra vdiqën dhe 39 vetë u plagosën në tërmet. Tërmeti goditi mbrëmë në ora 20:57, në një thellësi prej rreth 5 km (3 milje), në veri të komunës Casamicciola.

Ischia, ka një popullsi prej rreth 50 banorësh dhe është shumë e populluar me turistë, shumë prej të cilëve ishin në bare dhe restorante, kur filluan dridhjet e tërmetit.