Tregimi inspirues i djaloshit që belbëzon për Joe Biden (VIDEO)

Tregimi inspirues i djaloshit që belbëzon për Joe Biden (VIDEO)

Në natën e katërt të Konventës së Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur edhe një folës mjaft i veçantë.

Bëhet fjalë për Brayden Harrington, 13 vjeçar, njofton Insajderi.

Ai ka treguar se ka problem me shqiptimin e fjalëve, belbëzon nganjëherë, por ishte Joe Biden që e ndihmoi shumë që të jetë konfident dhe të besojë në vete, duke i treguar se edhe ai dikur belbëzonte.

“Po të mos ishte Joe Biden unë nuk do të isha sonte këtu duke folur. Para disa muajsh e takova. Ai më tregoj se ne të dy jemi ‘anëtarë të të njëjtit klub’, ne belbëzojmë. Ishte me të vërtetë e mrekullueshme të shihja që dikush si unë u bë zëvendës-president”.

“Unë jam veç një fëmijë i zakonshëm dhe për një kohë shumë të shkurtër Joe Biden më bëri më konfident për atë që më ka mundur gjatë gjithë jetës. Atij ia ndieju për mua – imagjinoni çfarë mund të bëjë ai për të gjithë ne”, thotë 13 vjeçari.