Tregu i naftës hyn në deficit

Kolapsi i kërkesës së naftës për shkak të pandemisë së koronavirusit në tremujorin e dytë të këtij viti do të sjellë deri aty që madje në kushte e zvogëlimit të ofertës së këtij burimi të energjisë, rezervat mund të rriten deri në 17,4 milionë fuqi në ditë, ka kumtuar Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA).

Tregu i naftës hyn në deficit

Precizohet se në prill kërkesa do të jetë më e vogël për 29 milionë fuqi në ditë, por se në maj rënia e kërkesës do të jetë më e vogël – 26 milionë fuqi, dhe në qershor 15 milionë.

IEA pretendon se marrëveshja e OPEC plus për zvogëlimin e prodhimit të naftës nuk mund ta kompensojë rënien e këkresës në botë, por megjithatë mund të kontribuojë në zvogëlimin e stoqeve të naftës në pjesën e dytë të vitit 2020.

Njëkohësisht theksohet se përpjekjet e OPEC-ut nuk mund ta stabilizojnë menjëherë tregun e naftës, por se do të kontribuojë në zbutjen e situatës me prodhim të tepruar, edhe pse edhe më tutje është e pamundur të planifikohen të gjitha pasojat e kësaj krize.

Kërkesa globale për naftë është më e vogla prej vitit 1995.

IEA pretendon se kërkesa për naftë në prill të këtij viti ka rënë në gjithsej 70,4 milionë fuqi në ditë, gjë që nuk është shënuar prej vitit 1995.

“Kjo rënie e kërkesës është më e madhe në histori”, konstaton                IEA.

Vlera momentale e arit të zi është 28,02 dollarë për një fuqi.

Të përkujtojmë, javën e kaluar vendet e OPEC plus kanë arritur marrëveshje për zvogëlimin e prodhimit të naftës për 9,7 milionë fuqi në ditë./Insajderi.com.