Tregu i veturave në BE bie me mbi 20 për qind për shkak të COVID-19

Tregu i veturave në BE bie me mbi 20 për qind për shkak të COVID-19

Tregu i veturave në Bashkimin Evropian (BE) në periudhën janar-mars ka shënuar një rënie prej 23.2 për qind në bazë vjetore për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), tregu ka rënë për mbi 400 mijë njësi.

“Në tremujorin e parë të vitit 2020, tregu i automjeteve komerciale në BE ka rënë për 23.2 për qind në 413.327 njësi, si pasojë e drejtpërdrejt e ngadalësimit të konsiderueshëm në muajin mars”, thotë ACEA.

Përderisa të gjitha tregjet e BE-së patën rënie në tremujorin e parë, Spanja, Franca, Italia dhe Gjermania patën rënie dyshifrore.

Vitin e kaluar, numri i automjeteve të reja të regjistruara në BE arriti në 2.55 milionë.