Treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë në Iowa të SHBA-së

Treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë në Iowa të SHBA-së

Një tren ka dalë nga shinat të dielën në Sibley të Iowas, duke bërë që autoritetet të urdhëronin evakuime në zonë për shkak të shqetësimit rreth nitratit të amonit që bartej nga trenat, transmeton Insajderi.

Sipas, ‘Associated Press’ pamjet tregonin dhjetëra vagonë treni të grumbulluar dhe të përfshirë nga flakët.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të vdekur apo të lënduar.

Zëdhënësja e Unionit Paqësor, Robynn Tysver, tha se rreth 47 vagonë dolën nga shinat.

Ajo tha se shkaku i daljes se trenit nga shinat është duke u hetuar./Insajderi.com