“Lëndime të rënda” janë raportuar pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë Stonehaven në Aberdeenshire pasi stuhitë shkaktuan mjaft probleme në Skoci, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Shërbimet e urgjencës, me rreth 30 automjete, përfshirë ndihmën e ambulancës ajrore shkuan shumë shpejt në vendngjarje.
Ministri i parë Nicola Sturgeon e përshkroi atë si një “incident jashtëzakonisht të rëndë” dhe tha se kishte raporte të hershme për “lëndime serioze”.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje dhe pengesa në udhëtim nëpër shumë pjesë të Skocisë qendrore dhe lindore. /Insajderi.com