Treni i pasagjerëve del nga shinat gjatë stuhisë – raportohet për lëndime të rënda

Treni i pasagjerëve del nga shinat gjatë stuhisë – raportohet për lëndime të rënda

“Lëndime të rënda” janë raportuar pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë Stonehaven në Aberdeenshire pasi stuhitë shkaktuan mjaft probleme në Skoci, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Shërbimet e urgjencës, me rreth 30 automjete, përfshirë ndihmën e ambulancës ajrore shkuan shumë shpejt në vendngjarje.

Ministri i parë Nicola Sturgeon e përshkroi atë si një “incident jashtëzakonisht të rëndë” dhe tha se kishte raporte të hershme për “lëndime serioze”.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje dhe pengesa në udhëtim nëpër shumë pjesë të Skocisë qendrore dhe lindore. /Insajderi.com