Trent Alexandr-Arnold humbet EURO 2020

Trent Alexandr-Arnold humbet EURO 2020

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexandr-Arnold do të humbas EURO 2020 për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen miqësore përball Austrisë të mërkurën, transmeton Insajderi.

Arnold pritet të mungojë së paku gjashtë javë dhe sipas të gjitha gjasave do të humb edhe ndeshjet parasezonale për Liverpoolin.

22 vjeçari u zëvendësua në minutën e 89-të në këtë ndeshje për shkak se nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen më tej.