
Në Mitrovicë, në stadiumin ‘Riza Lushta’, Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fund ky doli të ishte edhe rezultati final i takimit.
Kjo ishte ndeshje e skuadrave nga mesi i tabelës, ndërsa më e kënaqur nga ky takim dolën mysafirët nga Drenasi.
Me këtë pikë të fituar, ekipi nga Mitrovica mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë, ndërsa Feronikeli ndodhet një pozitë më poshtë me katër pikë më pak. /Insajderi.com