Trepça ‘89 dhe Prishtina në pritje të kundërshtarëve të parë Evropianë

Trepça ‘89 dhe Prishtina në pritje të kundërshtarëve të parë Evropianë

Momenti i shumëpritur do të vijë të sot në mesditë, ku Trepça ‘89 dhe Prishtina do të mësojnë kundërshtarët në Champions League, përkatësisht e Europa League.

Kampionia e Kosovës në futboll, Trepça ‘89 do të mësojë emrin e rivalit të parë evropian, përkatësisht rivalit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shorti për raundin e parë dhe të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Një orë më vonë (13:00), emrin e kundërshtarit të parë në Evropë do ta mësojë edhe Prishtina, që do të garojë në raundin e parë kualifikues të Europa League