Trepça 89’ është mposhtur 1:4 nga Vikingur në Mitrovicë, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6:2
Trepça ’89 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë ndaj Vikingur, kësaj radhe me rezultat të thellë 1:4, për t’u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 6:2.
Përveç fillimit të takimit, skuadra kosovare nuk ishte për asnjë moment kundërshtar i denjë i Vikingur dhe kjo për arsye se nga minuta e 33 mbeten me 10 lojtarë në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Blerand Kurtishajt.
Golat për Vikingur në këtë ndeshje i shënuan Anghel, Islami (autogol) dhe Vatnhamar dy, ndërsa për Trepçën ’89 shënoi Florent Hasani.
Trepça ‘89 kështu përshëndetet nga garat evropiane, ku shkroi histori si skuadra e parë që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.