Trepça ’89 ka arkëtuar pikë të plota në Mitrovicë, duke mposhtur me rezultat 4:2 mysafirët nga Peja, skuadrën e Besës, njofton Insajderi.
Pas vetëm katër minutash lojë, Berisha kaloi vendasit në epërsi, pas një harkimi nga Jashari, ndërsa në minutën e 22-të, Darwish shënoi golin e dytë për mitrovicasit, kështu duke dyfishuar rezultatin. Darwish shënoi përsëri për Trepçën ’89, pas dy minutash, duke çuar rezultatin në 3:0 për nikoqirët.
Në anën tjetër, një minutë para mbylljes së pjesës së parë, mysafirët ngushtuan rezultatin me anë të Tahirit, i cili u asistua nga Brruti.
Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan përsëri, duke ngushtuar rezultatin akoma më shumë, duke shënuar Sebastian nga pika e bardhë në minutën 52’ të ndeshjes. Në anën tjetër, vendasit shënuan golin e katërt në takim, gol të cilin e realizoi Berisha, qe ishte goli i dytë në takim.
Kështu, takimi mes Trepçës ’89 dhe Besës, u mbyll me rezultat 4:2 për nikoqirët.
Pas kësaj fitoreje, skuadra nga Mitrovica shkon në kuotën 17 pikëve dhe ndodhet në vendin shtatë në tabelë, ndërsa Besa me këtë disfatë, mbetet në vendin e fundit në Superligë me vetëm gjashtë pikë. /Insajderi.com