
Transferimi i radhës i Trepçës 89 pritet të jetë mesfushori i klubit gjerman, Mohammed Darwish.
Sipas mediumit lokal të Mitrovicës, Gazeta Sheshi, Trepça 89, janë shumë pranë̈ nënshkrimit me futbollistin i cili është me origjinë nga Palestina, transmeton Insajderi.
Edhe pse ai aktualisht është futbollist i ekipës së dytë të Hannoverit, ai është edhe duke u stërvitur me ekipin e Trepçës ’89, e zyrtarizimi i tij është vetëm çështje kohe.
Nuk dihet ende nëse Darwish do të jetë vetëm huazim apo edhe transferim i plotë i tij
Darwish luan në pozitën e mesfushorit tek Hannoveri dhe është pjesë e Kombëtares së Palestinës./Insajderi.com.