
Trepça 89 e ka siguruar mbijetesën në gjiron e fundit, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2 me 1.
Prishtina kaloi e para në epërsi, përmes Zyba në shënoi në minutën e 62’, por mitrovicasit nuk u dorëzuan, duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 80’ dhe 85’, përmes Avdyli dhe Manaj, raporton Insajderi.
Tranjeri i Prishtinës, Armend Dallku, i pyetur për shkaqet e kësaj humbje, ka thënë se rotacionet e ekipit, për të ruajtur lojtarët kryesorë, për ndeshjen e kupës, janë një nga shkaqet e kësaj humbje.
Në fund, Trepça 89’ përfundoi në vendin e 7, me 44 pikë, duke lënë pas Drenicën dhe Flamurtarin, i cili ra nga liga në gjiron e fundit./Insajderi.com.