Besa e Pejës, edhe pse e përshëndetur tashmë me Superligën, ekipeve po vazhdon t’u nxjerrë telashe. Në ndeshjen e javës së 32-të në Superligë, Besa nga udhëtimi në Mitrovicë te Trepça ’89 është kthyer më një pikë, duke luajtur 1:1, njofton Insajderi.
Për më tepër, ishin pikërisht mysafirët nga Peja që krijuan të parët epërsinë. Autor i golit ishte Beseni i cili realizoi në minutën e 20-të të sfidës. Me rezultat minimal në dobi të miqve u mbyllë fraksioni i parë i ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, nikoqirët do të hidheshin në sulm me të gjitha forcat, për të rikthyer baraspeshën, teksa në minutën e 64-të, Muja ishte autor i golit të barazimit.
Deri në fund, Trepça ’89 mundohet të shënonte golin e fitores, por skuadra mike arriti mirë të mbyllte fazën defensive.
Më këtë pikë të fituar, ekipi mitrovicas ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Besa mbetet në pozitën e fundit me vetëm 12 pikë. /Insajderi.com