Trepça ’89 pëson disfatë në Skënderaj nga Drenica

Trepça ’89 pëson disfatë në Skënderaj nga Drenica

Në kuadër të gjiros së nëntë në elitën e futbollit kosovar, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Drenica ka mposhtur me rezultat 2:1 skuadrën nga Mitrovica, Trepçën ’89, njofton Insajderi.

Edhe pse gjatë pjesës së parë, të dyja skuadrat tentuan të shënonin golin e epërsisë, kjo gjë nuk u arrit, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve pa gola.

Golin e parë, skuadra e Devollit e realizoi në minutën e 66’ të takimit, me anë të Shkëlzen Lushtakut, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 81’ nga Baton Zabërgja.

Skuadra mysafire tentoi së paku të shënonte golin e ngushëllimit, gol të cilin e arriti Ardian Muja  në kohën shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Drenica ka tubuar 11 pikë dhe ndodhet e shtata, ndërsa Trepça ’89 pas kësaj humbje mbetet në kuotën e 11 pikëve dhe ruan vendin e gjashtë në renditjen tabelore. /Insajderi.com