Trepça ’89 shënon fitoren e dytë rresht, viktima e radhës është Llapi

Trepça ’89 shënon fitoren e dytë rresht, viktima e radhës është Llapi

Skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89 ka shënuar fitore minimale prej 1:0 në përballje kundër ekipit mysafir nga Podujeva, Llapit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit kosovar, njofton Insajderi.

Që nga fillimi i takimit, nikoqirët ishin më këmbëngulës për të gjetur rrugën drejt golit të avantazhit, mirëpo deri në fundin e pjesës së parë, rrjetat e të dy portierëve do të mbesnin të pa prekura. Mirëpo, në minutën e 44-të në ndeshje, Mohamed Darwish do të shënonte një gol të bukur nga goditja e dënimit. Me shifrat 1:0 për ’89-shin u mbyllë pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët me disa gjysmë raste tentuan të evitonin humbjen, mirëpo mbrojtja mitrovicase ishte në nivelin e duhur. Kështu, duke ndalur te tre pikët në ‘Riza Lushta’.

Me këtë fitore, Trepça ’89 shkon në kuotën e 28 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë, ndërsa Llapi mbetet në vendin e shtatë me 23 sosh. /Insajderi.com