Trepça mposht Rahovecin në Mitrovicë

Trepça mposht Rahovecin në Mitrovicë

Skuadra mitrovicase, Trepça, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në sfidën përball Rahovecit, njofton Insajderi.

Çerekeu i parë i takimit, por në tërësi pjesa e parë e ndeshjes ishte e balancuar, pasi herë njëri e herë ekipi tjetër kalonte në epërsi, mirëpo në fund, ata që mbyllën në epërsi 20’ minutat e parë të ndeshjes ishin nikoqirët me rezultat 36:33.

E njëjta gjë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, më saktë në çerekun e tretë të takimit, ku pas 30’ minutash lojë, rezultati në tabelë tregonte shifrat e barabarta 48:48.

Çerekun e fundit, mitrovicasit e kishin vendosur të mbyllnin dilemën e fituesit në këtë takim mjaft interesant, ku filluan një seri 10:2, për të krijuar epërsi prej tetë pikësh, 58:50.

Epërsinë e krijuar, vendasit arritën ta menaxhonin deri në fund të takimit, në fund duke mbyllur takimin me 11 pikë diferencë, 71:60.

Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Dino Butorac me 23 pikë dhe 18 kërcime, ndërsa të mysafirët koshashënuesi më i mirë ishte Darell Davis me 16 pikë.

Pas javës së 27-të, Trepça ka 11 fitore dhe 16 humbje, ndërsa Rahoveci ka 17 fitore dhe 10 humbje. /Insajderi.com