Tri ndeshje sot në Superligë, dy janë derbi

Tri ndeshje sot në Superligë, dy janë derbi

Ndeshjet e mbetura të xhiros 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, janë tejet interesante.

Tri ndeshje zhvillohen të hënën, dy janë derbi.

Përballja kryesore konsiderohet ajo që zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin Fadil Vokrri ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.

Skuadra nga Prishtina kërkon me doemos ti fitoj pikët e plota, pasi aktualisht Drita ka shtatë pikë më shumë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Afrim Tovërlani do t’ia tregoj muskujt ish skuadrës.

Ndeshja tjetër derbi zhvillohet në Gjilan nga ora 17:00 ku ekipi gjilanas e pret Llapin.

Investimet e shumta te klubi kuq e bardh kanë rritur presionin te shtabi teknik për të qëndruar në krye të tabelës, e aktualisht Gjilani mbanë pozitën e tretë me 51 pikë aq sa ka edhe Prishtina.

Në letër, Ballkani mendohet të ketë punë më të lehtë, pasi e pret Vushtrrinë në Suharekë për tu përballur nga ora 17:00.

Pas disa gabimeve, ekipi që drejtohet nga Ismet Munishi mban vendin e katërt me 50 pikë.

Insajderi.com