![Tri rekordet e mëdha që ka thyer Manchester City i Guardiolas [Foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/12/Pep-Guardiola-668246.jpg)
Manchester City i Pep Guardiolas ka thyer tri rekorde të mëdha në futbollin anglez.
City shënoi fitore minimale ndaj Newcastlet, për të fituar ndeshjen e 18-të rresht në kampionat.
Ky është një rekord i ri në futbollin anglez, derisa është edhe rekordi i fitoreve si mysafir – 11 gjithsej.
City po ashtu ka 15 pikë dallim nga vendi i dytë, Manchester United, një tjetër rekord i madh në Premierligë. /Insajderi