Tri sulme që tronditën Evropën brenda një dite

Tri sulme që tronditën Evropën brenda një dite

Pasditja e së hënës ka qenë tragjike për botën.  Kanë ndodhur në tri qytete të ndryshme të Evropës.

Mes lajmeve për luftën në Siri, përkatësisht në Alepon lindore ku mijëra civil po vriten, në qytetet evropiane sikurse Ankaraja, Berlin dhe Cyrih kanë ndodhur edhe tri sulme të cilat kanë marrë krejtësisht vëmendjen e medieve botërore.

Gjithçka nisi në Ankara kur rreth orës 16:00, një polic turk qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Turqi, teksa po mbante fjalim në një ekspozitë fotografish të titulluar “Rusia në sytë e Turqisë”.

Pasi vrau ambsadorin ai thirri duke thënë: Ne vdesim në Alepo, ju vdisni këtu.

koh

Polici pasi vrau ambasadorin u qëllua për vdekje, teksa liderët e të dy vendeve, Recep Tayip Erdgoan dhe Vladimir Putin folën në telefon ku thanë se ky sulm megjithatë nuk do t’i prish marrëdhëniet mes dy vendeve.

Megjithatë presidenti rus kërkoi me ngulm që të gjendet urdhëruesi i vrasjes së ambasadorit të tij në Turqi.

Raportet mes Turqisë dhe Rusisë kanë qenë të ndjeshme në një kohë kur këto dy superfuqi po përballen edhe në luftimet që po ndodhin në Siri.

Disa orë pas këtij sulmi në Ankara, një tjetër qytet evropian u shokua nga një ngjarje tjetër.

Një kamion u fut në turmën plot njerëz në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke lënë të vdekur deri më tani 9 persona dhe më shumë se 60 të lënduar.

makioni

Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Sipas raportimeve të medieve në Irak, sulmi ka qenë i organizuar nga ISIS si një përsëritje të skenarit të Ditës Bastille që ndodhi në korrik të këtij viti.

Por ky nuk ishte sulmi i vetëm.

Një sulm tjetër ka ndodhur në një tjetër qytet evropian, pas atij në Berlin.

Aljazzera ka raportuar se një njeri sulmuar brenda një salle lutjesh në një qendër islame në Cyrih të Zvicrës.

Sipas raportimeve të para, thuhet se sulmuesi ka shtënë me armë në drejtim të personave të tjerë që gjendeshin në këtë qendër duke lënë të plagosur tre persona.

islamik

Një trup tjetër është gjetur qindra metra larg oborrit të Qendrës, raporton AFP-ja por ende nuk është bërë e qartë nëse kjo është e lidhur me sulmin.

Sulmi ka ndodhur në mbrëmje ndërsa sulmuesi është arratisur.

Dëshmitarët e kanë përshkruar sulmuesit si një njeri rreth të 30-ve që ishte veshur me rroba të errëta./Insajderi.com