Tri transferet multi-milionëshe të Chelseas

Tri transferet multi-milionëshe të Chelseas

Chelsea janë në bisedime të avancuara me lojtarin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz, dhe janë pajtuar që të paguajnë 100 milionë euro, me këste nga 20 milionë, njofton Insajderi.

Trajneri i klubit londinez, Frank Lampard, gjithashtu po e do mbrojtësin e Leicester City, Ben Chilwell.

Për Chilwell do të duhet të paguhen mbi 55 milionë euro.

Përveç kësaj, Chelsea, po e kërkon edhe mbrojtësin e Paris Saint Germain, Thiago Silva.

Silvas i është ofruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi prej 12 muajsh./Insajderi.com