Trofetë e fituara të Mourinhos

Trofetë e fituara të Mourinhos

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka drejtuar Manchester Unitedin drejt titullit të Europa Leagues, të parin në histori të skuadrës.

Ky njëherit ishte edhe titulli i katërt i Mourinhos, ku dy prej tyre janë të Europa Leagues dhe dy të Champions Leagues.

Dy titujt e parë i kishte fituar me Porton, në vitin 2003 Europa Leaguen dhe në vitin 2004 Champions Leaguen.

Pastaj në vitin 2010 kishte fituar Championsin me Interin dhe tashmë më Unitedin ndaj Ajaxit.

Mourinho po ashtu bëhet trajneri i dytë me më së shumti tituj evropian 4 dhe vetëm trajneri italian Giovanni Trapattoni ka më shumë, pesë.