Trudeau tregon si ishte të punonte me Trump-in e “paparashikueshëm”

Trudeau tregon si ishte të punonte me Trump-in e “paparashikueshëm”

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se e mirëpret të punojë në të ardhmen me Joe Biden, të zgjedhurin president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa ka reflektuar mbi natyrën “e paparashikueshme” të presidentit në largim, Donald Trump, njofton Insajderi.

Duke folur për Financial Times, Trudeau tha se “po pres të bisedoj me presidentin e ri në lidhje me ndryshimet klimatike dhe rreth disa prioriteteve tona”.

“Puna ime është të punoj me këdo që amerikanët e zgjedhin dhe e kemi bërë këtë për këto vitet e kaluara”.

Ai shtoi se ia ka dal të punojë edhe me një president amerikan që ishte “pak i paparashikueshëm dhe proteksionit”, duke iu referuar Trump-it.

Raporti mes Trudeau dhe Trump ka qenë i vështirë nganjëherë. Një video në një samit vitin e kaluar tregonte Trudeau duke e përqeshur Trump-in, pas së cilës Trump e kishte quajtur kanadezin “dyfytyrësh”.