Trump: Amerika po transformohet ekonomikisht

Para dy vjetësh kisha njoftuar një kthim të shkëlqyer të Amerikës dhe sot jam krenar të them se Amerika po fiton përsëri, si kurrë më parë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik në Davos.

Trump: Amerika po transformohet ekonomikisht

‘’Ne kemi bërë marrëveshje  të shkëlqyera tregtie me Kinën nga njëra anë dhe Meksikën e Kanadanë nga ana tjetër. Këto janë marrëveshjet më të mira të bëra ndonjëherë. Aktualisht, kemi papunësinë më të ulët ndonjëherë në vend’’, shtoi ai.

“Ka pasur gjëra shumë pozitive nga ne dhe jo aq pozitive për vendet e tjera”, deklaroi Trump, në një referim ironik ndaj Evropës.

”Jam i gatshëm për të nënshkruar edhe një marrëveshje të madhe tregtare me Britaninë e Madhe, ku ka një kryeministër të shkëlqyer”, shtoi Trump./atsh.