Trump ankohet përsëri: Votat për Biden po gjinden gjithandej

Trump ankohet përsëri: Votat për Biden po gjinden gjithandej

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht ka shkruar statuse në llogarinë e tij në Twitter duke u ankuar se po i vidhet fitorja në zgjedhje.

Sipas tij, po ka hile në numërim të votave dhe po favorizohet kundërkandidati i tij, demokrati Joe Biden.

“Po gjejnë vota për Bidenin gjithandej – në Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan. Sa keq për vendin tonë”, shkruan në statusin e tij të fundit Trump, derisa në disa statuse të tjerë tha se po zhduken votat e tij “si me magji”./Insajderi.com