Qeveria amerikane ka propozuar ndryshimin e kokave të dushit për të lejuar rritjen e rrjedhës së ujit, pas ankesave nga Presidenti Donald Trump për rutinën e tij për kujdesin e flokëve, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Administrata e Donald Trump dëshiron të ndryshojë kokat e dushit për të mundësuar që të rrjedhë më shumë ujë, pas ankesës se presidentit që thotë se nuk lan dot flokët.
“Pra, për kokat e dushit – ti bën dush, uji nuk del. Dëshiron të lash duart, uji nuk del. Pra, çfarë bën? Sepse flokët e mi – nuk e di për ju – por duhet të jenë të përsosur. Të përsosur”.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, që prej vitit 1992, ekziston një ligj në SHBA sipas të cilit, vrimat e kokës së dushit nuk duhet të derdhin më shumë se 9.5 litra ujë në minutë. Pra, nëse ka 4 vrima, nuk duhet të dalë prej tyre më shumë se 9.5 litra ujë në minutë. Administrata e Trump kërkon që secila vrimë të ketë mundësinë të nxjerrë 9.5 litra ujë në mënyrë individuale.
Grupet e konsumatorëve dhe konservatorëve argumentojnë se është e kotë dhe shpenzim i ujit. /Insajderi.com