Trump bënë thirrje për shmangie të dhunës para inaugurimit të Biden-it

Trump bënë thirrje për shmangie të dhunës para inaugurimit të Biden-it

Ndërsa Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve u mblodhën për të debatuar për impiçmentin kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump, lideri në largim bëri thirrje për shmangie të dhunës përpara protestave të raportuara në ditën e inaugurimit, transmeton Insajderi.

“Në dritën e raportimeve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji”, tha Trump në një deklaratë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson”, shtoi ai.

Më shumë se 20.000 anëtarë të Gardës Kombëtare pritet të mbërrijnë në Washington javën e ardhshme për inaugurimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden, ndërsa disa qarqe pro-Trump premtuan demonstrata masive në mbështetje të presidentit amerikan.

“Unë i bëj thirrje të gjithë amerikanëve që të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e gjakrave. Faleminderit”, shtoi ai.

Një turmë mbështetësish të Trump-it hynë në ndërtesën e Kongresit javën e kaluar në një përpjekje për të ndaluar procesin e certifikimit të votave të Kolegjit Zgjedhor për Biden-in.

Trazirat shkaktuan vdekjen e pesë personave. /Insajderi.com