Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është bindur se presidenti Barack Obama ka lindur në SHBA.
Trump, i cili më parë ka qenë lider i fushatës “prejardhja”, duke vënë në dyshim lindjen e Obamës në Havaje, tha të premten se “Obama ka lindur në SHBA”.
Ai i bëri këto komente në një tubim në Uashington, njofton Rel.
Trump po ashtu tha se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, e ka nisur fushatën kontroverse “prejardhja” në kohën kur ka sfiduar Obamën për nominimin e partisë për president, më 2008.
Clinton e hodhi poshtë këtë akuzë.
Clinton tha se pasardhësi i Obamës “nuk mund dhe nuk do të jetë një burrë që ka udhëhequr lëvizje raciste për prejardhjen”.
Trump ka thënë më herët se Obama ka lindur në Kenia dhe rrjedhimisht nuk ka qenë i përshtatshëm për t’u zgjedhur president. /Insajderi.com