Trump: CIA nuk ka vërtetuar se princi ka lidhje me vrasjen e Khashoggit

Trump: CIA nuk ka vërtetuar se princi ka lidhje me vrasjen e Khashoggit

Shërbimi qendror informativ amerikan (CIA) nuk ka arritur me siguri të konfirmojë se a ka urdhëruar trashëgimtari i fronit saudit vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump.

“CIA është marrë me këtë çështje mirëpo nuk ka gjetur asgjë absolutisht të sigurt”, i ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpi të Bardhë.

Presidenti amerikan ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e përzierjes së trashëgimtarit të fronit saudit në vrasje të gazetarit Jamal Khashoggi dhe ka shtuar se kjo nuk do të ndikojë në “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” në mes të SHBA dhe Arabisë Saudite.

Khashoggi (59), kritiku i pushtetit saudit i cili ka shkruar për Washington Post, është vrarë më 2 tetor në konsullatën saudit në Stamboll ku ka shkuar për t’i nxjerrë dokumentet e nevojshme për kurorëzim me një shtetase turke./Insajderi.com.