Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vlerësuar vendimin e Qeverisë e Nigerisë për ndalimin e përdorimit të rrjetit social ‘Twitter’, shkruan ‘BBC’, transmeton Insajderi.
Ky vendim nga qeveria nigeriane erdhi pasi ‘Twitter’ fshiu postimin e presidentit, Muhammadu Buhari, për shkelje të rregullave të tij.
“Kush janë ata që diktojnë të mirën dhe të keqen, nëse ata vetë janë të këqijnë?”, tha Trump në një deklaratë.
Ai u kërkoi vendeve tjera të ndalojnë përdorimin e ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’, pasi këto sipas tij, cenojnë lirinë e fjalës.
Trump u ndalua nga të dy platformat pas trazirave që shkaktoi në SHBA gjatë janarit të këtij viti.
Postimet e tij pretendohej se kishin nxitur dhunë.
Ish-presidentit amerikan iu bllokua llogaria e tij në ‘Twitter’ në afat të përhershëm, ndërsa në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ ai u pezullua për dy vjet. /insajderi.com