Trump: Dëm që BE është aq i ashpër ndaj Britanisë së Madhe

Presidenti amerikan Donald Trump sot ka shprehur keqardhje për atë se Bashkimi Evropian është i ashpër ndaj Britanisë së Madhe dhe Brexitit.

Trump: Dëm që BE është aq i ashpër ndaj Britanisë së Madhe

“Dëm që BE është aq i ashpër ndaj Britanisë së Madhe dhe Brexitit”, ka shkruar në Twitter Trump pas miratimit të marrëveshjes në samit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Presidenti amerikan më pas ka vlerësuar se BE është “partner brutal tregtar” i SHBA, duke pretenduar se edhe kjo do të kalojë.

SHBA të martën kanë kërcënuar me vendosje të doganave të reja ndaj mallit të BE me vlerë prej 11,2 miliardë dollarë për të kompensuar, siç thonë, subvencionet jo fer evropiane për prodhimin evropian të aeroplanëve Airbus./Insajderi.com.