Trump dhe Melania rezultojnë pozitivë me Covid-19

Trump dhe Melania rezultojnë pozitivë me Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë dalë pozitiv për koronavirus dhe tani janë në karantinë, transmeton Insajderi.

Presidenti, i cili është 74 vjeçar, për këtë arsye bënë pjesë në një grup me rrezik të lartë, shkroi në Twitter, “ne do ta kalojmë këtë së bashku”, raporton BBC.

Lajmi vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale, kur presidentit Trump i duhet të karantinohet dhe të luftojë me COVID-19. Mësohet se presidenti është infektuar nga këshilltarja e tij, Hope Hicks.

Ajo udhëtoi së bashku me presidentin në Air Force One, për të shkuar së bashku në debatin e parë televiziv presidencial me rivalin demokrat Joe Biden në Ohio të martën. Disa nga anëtarët e familjes së Z. Trump që morën pjesë në debat u panë se nuk kishin maska. /Insajderi.com