Trump dhe Natanyahu e cilësojnë historike marrëveshjen e Izralit me Emiratet e Bashkuara Arabe

Trump dhe Natanyahu e cilësojnë historike marrëveshjen e Izralit me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur ditë historike, marrëveshjen e arritur me Emiratet e Bashkuara të Amerikës, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ditë historike”, shkroi Natanyahu, në Twitter, duke e përshkruar këtë marrëveshje.

Për këtë marrëveshje që po kosiderohet të jetë në dobi të paqes në Lindjen e Mesme, është deklaruar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Përparim i madh sot. Marrëveshja historike e paqes midis dy miqve tanë, Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka shkruar Trump në Twitter, transmeton Insjaderi.

Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo marrëveshje vjen si rezultat i shqetësimeve të dy shteteve për rritjen e vazhdueshme të influencës iraniane në Lindjen e Mesme. /Insajderi.com/