Trump do të dërgojë forca shtesë në disa qytete ku qeverisin demokratët

Presidenti amerikan do të dërgojë forca shtesë në Chicikago dhe qytete tjera ku qeverisin demokratët.

Trump do të dërgojë forca shtesë në disa qytete ku qeverisin demokratët

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të dërgojë më shumë forca të sigurisë në disa qytete amerikane që presidenti beson që janë goditur nga krimi pas protestave masive.

Chicikago dhe dy qytete të cilat drejtohen në qeverisje lokale nga Partia Demokratike janë shënjestër e Trump-it për të rritur forcat e rendit në këtë qytet.

Por vendosjet federale në Portland, Oregon, kanë rezultuar të diskutueshme. Zyrtarët lokalë thonë se ata kanë rritur tensionet mes protestave të vazhdueshme, raporton BBC, transmeton Insajderi.com/

Kritikët e Trump-it e vlerësojnë këtë veprim të presidentit si një përpjekje tjetër për t’u rizgjedhur president në nëntor të këtij viti, ku do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Që nga koha kur u vra, George Floyd në SHBA kanë shpërthyer protestat e dhunshme dhe shpesh në disa qytete ka pasur edhe eskalim të plotë.

Dhuna me armë ka spikatur në zonat metropolitane përfshirë Nju Jork City, Philadelphia, Los Angeles, Chicago dhe Milëaukee./Insajderi.com/