Pasi Fauci tha se nuk ishte i befasuar që Trump mori COVID-19, presidenti e quan ekspertin kryesor të sëmundjes një “katastrofë”, trasnmeton Insajderi.
Presidenti Donald Trump shpërtheu ndaj Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë ameriakne të sëmundjeve infektive, duke e cilësuar si një “katastrofë” të hënën, një ditë pasi Fauci tha në një intervistë se nuk ishte shok për të kur presidenti doli pozitiv për COVID-19, sepse Trump rregullisht shmangu përdorimin e maskave “si një deklaratë force”, raporton USA Today.
Gjatë një telefonate në konferencë me stafin e fushatës, të hënën, Trump tha që Fauci hedh një “bombë” sa herë që shkon në televizion, por do të ishte “një bombë më e madhe nëse e shkarkjë atë. Ky djalë është një katastrofë”, tha Trump.
Trump shtoi se njerëzit nuk duan të dëgjojnë për pandeminë dhe po u thonë “thjesht na lini vetëm” ekspertëve të shëndetit publik si Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984. /Insajderi.com