Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kundër-kandidati nga demokratet, Joe Biden u përleshën rreth menaxhimit të pandemisë, ndërsa hidhnin akuza korrupsioni për njëri tjetrin në debatin e tyre të fundit televiziv.
Në lidhje me pandeminë, Biden nuk do të përjashtonte më shumë bllokime, ndërsa Trump këmbënguli se ishte koha për të rihapur SHBA-të.
Trump përmendi akuza të paargumentuara ndaj Biden-it se ai “personalisht përfitoi nga marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij”. Ndërsa Biden përmendi mos kryerjen e obligimeve tatimore të Trump-it.
Në debat u trajtuan tema si; pandemia, racizmi, korrupsioni e klima, njofton Insajderi.
Biden ka një epërsi të fortë kombëtare me 11 ditë para zgjedhjeve, raporton BBC.
Por diferenca është më e hollë në disa shtete që mund të votojnë në të dyja anët dhe përfundimisht të vendosin rezultatin.
Më shumë se 47 milion njerëz kanë hedhur tashmë votat e tyre në një rritje votimi rekord të drejtuar nga pandemia. /Insajderi.com