Trump e ka tjetërsuar Partinë Republikane

Trump e ka tjetërsuar Partinë Republikane

Profesori i shkencave politike në Universitetin Meredith të Karolinës Vereiore, David McLennan,, thotë se që nga koha kur Donald Trump,  u bë president i Amerikës, ai ndryshoi shumëçka nga politikat dhe standardet e subjektit të cilin e përfaqëson – duke thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën e Ronald Reagan e George Bush i vjetër.

“Të gjitha politikat që ishin standarde republikane për një kohë të gjatë, nuk janë më politika republikane. Janë politika të Trumpit. Në kuptimin e politikës dhe tregtisë së jashtme ai është një president tjetër krahasuar me presidentët tjerë republikanë. Pra, ai i ka harruar krejtësisht politikat e mëhershme”, ka thënë McLennan, transmeton Insajderi.

Sipas McLennan, për shkak të pakënaqësive me Trump, shumë republikanë të vjetër janë pensionuar nga pozitat që kishin në Kongres, pasi nuk po mund ta durojnë dhe të pajtohen me agjendat e tij personale.

“Ata e kuptuan se bëjnë më mirë të largohen, pasi e kishin njëfarë ndjesie se po ta kundërshtonin, Trump do t’i trajtonte sikur të ishin demokratë, pra, në një mënyrë të padenjë që asnjë president tjetër republikan nuk e ka bërë me kundërshtarët e tij brenda partiakë”, tha ai./Insajderi.com.