Trump e liron nga burgu ish guvernatorin e Ilonisit me prejardhje serbe Rod Bllagojeviq

Ish guvernatori i Ilionisit me prejardhje serbe Rod Bllagojeviq është liruar nga burgu pasi presidenti amerikan Donald Trump e ka amnistuar.

Trump e liron nga burgu ish guvernatorin e Ilonisit me prejardhje serbe Rod Bllagojeviq

Bllagojeviq (63) i cili ishte i dënuar me 14 vjet burgim për shkak të korrupsionit, është liruar nga burgu katër vjet para se kishte të drejtë për liri me kusht në vitin 2024.

“Chicago Tribune” e ka publikuar fotografinë e Bllagojeviqit në aeroportin ndërkombëtar në Denver, ku ka hipur në aeroplanin i cili fluturoi në Çikago.

Bllagojeviq, ish guvernator demokrat i Ilionisit është dënuar se është përpjekur ta shesë një vend në Senat, i cili kishte mbetur i zbrazët pasi ka shkuar Barack Obama.

Mundësin e fundit për ankesë Bllagojeviq e ka shfrytëzuar në vitin 2018 dhe dukej se do të mbesë pas grilave deri në vitin 2024, kur i skadon dënimi.

Aktgjykimi për Bllagojeviqin ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi në Ilionis katër nga 10 guvernatorët kanë përfunduar në burg për shkak të korrupsionit./Insajderi.com.