Trump e quan katastrofë të madhe zjarret në Californi, premton ndihmë

Trump e quan katastrofë të madhe zjarret në Californi, premton ndihmë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se zjarret që djegin pyjet e çmuara në Kaliforni janë një katastrofë e madhe dhe ai ka lëshuar ndihmën federale.

Mbi 14,000 zjarrfikës po tentojnë të shuajnë 585 zjarre që tani kanë djegur 400,000 hektarë, raporton BBC.

Parashikimi i erërave të larta janë duke kërcënuar se do të bëjnë që  zjarri të kalojë në zona më të populluara.

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar.

Shumica e shkatërrimit është shkaktuar nga tre komplekse të mëdha zjarri në zonat rurale malore dhe me pyje.

Të shtunën, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se zjarri i Kompleksit Ndriçues SCU në jug dhe ai në lindje të San Francisko është i treti më i madh në historinë e Shteteve të Bashkaura të Amerikës. /Insajderi.com