
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar Amy Coney Barrett, një të preferuar të konservatorëve socialë, për të qenë gjyqtare re në Gjykatën e Lartë.
Duke folur pranë saj në Shtëpinë e Bardhë, Rose Garden, presidenti amerikan e përshkroi atë si një “grua me arritje të pashembullt”, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Nëse konfirmohet nga senatorët, gjykatësi Barrett do të zëvendësojë gjyqtaren liberale Ruth, Bader Ginsburg e cila vdiq së fundmi, në moshën 87 vjeç.
Emërimi do të ndezë një luftë të hidhur konfirmimi në Senat ndërsa afrohen zgjedhjet presidenciale të nëntorit. /Insajderi.com