“Trump hapi portën e ferrit” – Paralajmërimi i rrezikshëm nga Hamas

“Trump hapi portën e ferrit” – Paralajmërimi i rrezikshëm nga Hamas

Hamas ka reaguar ndaj vendimit të shefit të shtetit amerikan për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Organizata ka deklaruar pak kohë pas këtij vendimi se Trump me ndërmarrjen e këtij hapi “ka hapur portën e ferrit”.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e shpalli Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke treguar në fillim të një qasjeje të re të konfliktit izraelit-palestinez.

Përveç kësaj, Trump ka treguar gjithashtu se SHBA do të transferojë ambasadën nga Tel Avivii në Jerusalem, por se SHBA ende mbështesin “dy zgjidhje shtetërore”.

Në bazë të planit të OKB-së në vitin 1947 parashikohet ndarja e Palestinës në tre entitete: shtetin hebre dhe një shtet arab, dhe se Jerusalemi të jetë një “corpus separatum” (trup i veçantë, entitet), nën një regjim të veçantë ndërkombëtar.

Plani u pranua nga udhëheqësit sionistë, por udhëheqësit arabë e kundërshtuan atë.

Bill Clinton, Georg Bush i Riu dhe Barack Obama sistematikisht e shtynë vendimin për zhvendosje çdo gjashtë muaj.